Zyrtare: Garcia në Zenit

Manchester City ka shitur mesfushorin Javi Garcia në Zenit St Petersburg për 15 milionë euro. 27-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin rus.

Sport

14/08/2014 21:15

Zenit St Petersburg ka transferuar mesfushorin Javi Garcia nga Manchester City në kontratë pesëvjeçare.

Zenit ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes me kampionin e Premierligës me vlerë prej rreth 15 milionë euro.

Garcia, 27-vjeç, kishte edhe dy vjet në kontratën e tij me Cityn, ku fitoi Premierligën dhe League Cup në edicionin e shkuar.

Ndërsa, Zenit përfundoi i dyti në Premierligën ruse pas CSKA Moskës në edicionin e shkuar dhe do të luajë kundër Standard Liege në play-off për kualifikim në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Garcia bëhet përforcimi i dyti i madh i Zenitit gjatë këtij afatit kalimtar të verës pas transferimit të qendërmbrojtësit argjentinas Ezequiel Garay nga Benfica.