ZYRTARE: Futbollisti kosovar transferohet në Rusi!

Enis Gavazaj është larguar zyrtarisht nga Skënderbeu.

Sport

16/07/2018 14:26

Mesfushori 23-vjeçar do të vazhdojë karrierën në Rusi te skuadra e Jenisei.

Lajmi është bërë publik nga klubi rus nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare.

Gavazaj së bashku me menaxherin Qorrmemeti kanë mbërritur në Rusi ku kanë firmosur edhe kontratën.

Më vonë do të mësohen edhe detajet e marrëveshjes dhe kohëzgjatja e kontratës si dhe padyshim shifra që do të përfitojë Skënderbeu nga ky transferim.

gavazaj