ZYRTARE: Futbollisti i njohur largohet nga Chelsea

Baba Rahman i është bashkuar Schalkes në formulën e huazimit.

Sport

29/01/2018 19:13

Skuadra e Chelsea në faqen zyrtare të klubit ka bërë të ditur se mbrojtësi 23 vjeçar i është bashkuar skuadrës së Schalke.

Mbrojtësi nga Gana te Schalke do të qëndrojë deri në përfundim të sezonit të ardhshëm.

Rahman te Schalke ka qenë edhe sezonin e kaluar, por ishte rikthyer te Chelsea pas lëndimit të pësuar në Kupën e Afrikës./Lajmi.net/