ZYRTARE: Flamuri i Kosovës vendoset sonte

Debatet për vendosjen apo jo të flamurit shtetëror në Prishtinë po shkojnë drejt fundit.

Lajme

13/02/2018 17:59

Kjo pasi tashmë shtë zyrtare se flamuri i Kosovës do të vendoset sonte “Te Rrethi”.

Kjo është konfirmuar nga burimet të lajmi.net brenda Qeverisë së Kosovës.

Ky informacion është bërë i ditur për lajmi.net edhe nga Halil Matoshi, këshilltar i kryeministrit Haradinaj.

Lajmi.net merr vesh se flamuri shtetëror do të vendoset në orët e mbrëmjes.

Vendosja e flamurit të Kosovës u nis si iniciativë nga disa të rinjë në rrjet sociale, dhe u përkrah nga shoqëria civile dhe shumë qytetarë. /Lajmi.net/