Zyrtare: Finalja në San Siro

UEFA ka bërë të ditur zyrtarisht se finalja e edicionit 2015/16 në Ligën e Kampionëve do të zhvillohet në stadiumin San Siro në Milano.

Sport

18/09/2014 20:45

Pas përcaktimit të Europa League në Juventus Stadium këtë vit, një tjetër finale e madhe e një gare prestigjioze do të zhvillohet në Itali.

Pas disa muaj spekulimesh, UEFA ka bërë të ditur se finalja e Ligës së Kampionëve në edicionin 2015/16 do të zhvillohet në San Siro të Milanos.

Po ashtu, finalja e Europa League do të jetë në arenën St Jakob Park të Baselit në Zvicër.