ZYRTARE: Filipe Luis në Chelsea

Chelsea e ka zyrtarizuar transferimin e radhës. Bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut të Atletico Madridit, Filipe Luis, i cili ka nënshkruar kontratë trivjeçare me Blues.

Sport

18/07/2014 22:54

Filipe Luis është futbollist i ri i Chelseat. Mbrojtësi i majtë deritashëm i Atletico Madridit ka nënshkruar kontratë trivjeçare me Blues.

Pas marrëveshjes me Los Colchoneros, Blues e kanë zyrtarizuar futbollistin më të ri, i cili do ta ketë në fanellë numrin 5.

Më parë, Chelsea e kishte transferuar një tjetër futbollist të Atletico Madridit. Bëhet fjalë për Diego Costan.

Chelsea më parë e kishte transferuar edhe mesfushorin e Barcelonës, Cech Fabregas, prandaj pritet që ekipi i Jose Mourinhos të jetë mjaft i fortë edicionin e ardhshëm.