Luka Modric e rrëzon nga froni Ronaldon, fiton çmimin e FIFA-s për ‘Lojtarin e Vitit’

Luka Modric është shpallur lojtari më i mirë i vitit nga FIFA.

Sport

24/09/2018 21:56

Mesfushori kroat ka arritur të rrëzojë nga froni Cristiano Ronaldon, për të fituar çmimin ‘The Best’ në ceremoninë e FIFA-s të organizuar në Londër.

33 vjeçari pas një sezoni fantastik me Real Madridin në Spanjë dhe Kroacinë në Kupën e Botës, ka arritur të shpallet lojtari i vitit.

Janë kapitenët e ekipeve kombëtare dhe gazetarët që kanë votuar për Modricin, që në garë për këtë çmim ka mposhtur Cristiano Ronaldon dhe Mohamed Salah.

Luka Modric bëhet lojtari i parë kroat që e fiton këtë trofe, duke lënë pas legjendën Davor Suker, që në vitin 1998 ishte renditur vetëm në vendin e tretë./Lajmi.net/