ZYRTARE: FIFA i jep leje këtij futbollisti të luajë për Kosovën (FOTO)

Futbollisti i ri ai do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Albert Bunjaki për ndeshjen kundër Turqisë më 12 nëntor.

Sport

10/11/2016 11:18

Mërgim Vojvoda, ka marrë lejen nga FIFA për t’u paraqitur në Përfaqësuesen e Kosovës.

Futbollisti i ri ai do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Albert Bunjaki për ndeshjen kundër Turqisë më 12 nëntor.

Vojvoda, i cili është anëtar i skuadrës belge, Mouscron, deri më tash ka qenë pjesë e Përfaqësueses së Shqipërisë U21.

Kosova do të ballafaqohet të shtunën me Turqinë në kuadër të botërorit Rusia 2018 ndërsa takimi do të luhet në stadiumin e Antalyasporit.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.