ZYRTARE: FIFA e dënon klubin e madh evropian
Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka sanksionuar Porton.
Sport
FIFA e ka gjobitur Porton me 44 mijë euro për rastin e Yacine Brahimit.
Skuadra portugeze e transferoi sulmuesin në vitin 2014 nga Granda , por që ishte paralajmëruar nga shtëpia më e madhe e futbollit para se të ndodhte marrëveshja, përcjell lajmi.net.
Porto shkeli rregullat e transferimeve të lojtarëve , duke përfshirë një palë të tretë në transferimin e Brahimit.
FIFA do të shikojë më detajisht rastin, ndërsa skuadra portugeze mund të suspendohet për një vjet nga transferimi i lojtarëve. /Lajmi.net/