Zyrtare: FIFA dënon Shqipërinë

Tifozët shqiptarë mund të shohin nga shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” ndeshjen kundër Izraelit, pasi FIFA ka vendosur që të mos ndëshkojë FSHF-në me mbylljen e dyerve të impiantit për shkak të sjelljes të papërshtatshme të tifozëve të saj.

Sport

03/11/2016 18:31

Ndezja dhe hedhja e fishekzjarrëve gjatë ndeshjeve me Lihtenshtejnin dhe Spanjën kishte bërë të lindte frika se si përsëritës në ngjarje të tilla, Shqipëria rrezikonte mbylljen e dyerve të stadiumit për takimin e muajit nëntor.

Por në vendimin e dalë sot nga Komisioni Disiplinor i FIFA-s, për secilën nga ndeshjet e tetorit, FSHF ka marrë nga një gjobë prej 25 mijë frangash dhe paralajmërim.

Motivacioni i dënimit ishte “sjellje e papërshtatshme mes spektatorëve (ndezje e mjeteve djegëse)”, që tregon qartësisht se sjellje të tilla do të vazhdojnë të dënohen nga ndërkombëtarët edhe pse grupimet e ultrasve nuk ngurrojnë t’i cilësojnë si “spektakël”.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.