Zyrtare: FIBA përjashton Rusinë

FIBA e ka përjashtuar Rusinë nga Kampionati i ardhshëm evropian i basketbollit, si dhe gjitha garat tjera ndërkombëtare.

Sport

29/07/2015 14:52

Rusia është përjashtuar nga Kampionati i ardhshëm evropian i basketbollit, si dhe gjitha garat tjera ndërkombëtare, ka konfirmuar presidenti i Federatës, Sergey Cernov.

“FIBA ka dërguar një letër në të cilën shkruan se Rusia nuk është në mesin e anëtareve të FIFA-s. Duhet të konsiderojmë se si ta zgjidhim këtë situatë, kur në dyshim është edhe pjesëmarrja në Lojërat Olimpike”, u shpreh Cernov për agjencinë “Itar Tas”.

Mediat ruse e kanë arsyetuar përjashtimin për ndërhyrjen e Gjykatës së Moskës në punët e Federatës në zgjedhjet e fundit presidenciale.