ZYRTARE: FFK vendos përfundimisht për Liridon Lecin

Federata e Futbollit të Kosovës ka marr vendimin përfundimtar për dënimin e Liridon Lecit.

Sport

06/05/2017 00:04

Ylli i Prishtinës është dënuar me dy ndeshje moslojë pas incidentit në ndeshjën ndaj Besës, në raport me Policinë e Kosovës.

” LIRIDON LECI; lojtar i klubit të futbollit “PRISHTINA“ nga Prishtina me numër të librezës 3984 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 13, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit për ndëshkim me karton të kuq , reagime të pamatura dhe të palejuara, për çka tejkalon kompetencat e lojtarit në raport me Policinë e Kosovës, në ndeshjen e javës së ; XXVIII-t të VALASUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve BESA – PRISHTINA, e zhvilluar në stadiumin “ Shahin Haxhiislami “ në Pejë me datë 30.04.2017 (raportet plotësuese nga ndeshja)

DENOHET

Me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3, njëherit I shqiptohet edhe masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT, për sjelljen e manifestuar në raport me Policinë e Kosovës” thuhet në vendimin e FFK-së.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6