ZYRTARE: FFK konfirmon një lajm rreth trajnerit të ri të Kosovës

.

Sport

21/02/2018 20:12

Kosova pritet që me datën 2 mars të zyrtarizojë selektorin e ri. Lajmin e ka konfirmuar sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës Eroll Salihu në një prononcim për Klan Kosovën duke theksuar se marrëveshja ndërmjet Presidentit Vokrri dhe selektorit në ardhje është në finalizim e sipër.

“Kryetari Vokrri është autorizuar pikërisht ka shkuar në Zvicër apo edhe në shtetet tjera dhe është në finalizimin e këtij procesi”.

“Unë mendoj që në kuvendin e datës 2 mars, kryetari ka dashur të nderojë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv për ti lajmëruar definitivisht për emrin e selektorit të ri dhe me këtë trajnerë do ti zhvillojmë dy duelet kontrolluese të muajit mars”, deklaroi Salihu për Klan Kosova.