ZYRTARE: FFK dënon Prishtinën sepse Plisat ofenduan Vokrrin

Prishtina iu sheh sherrin Plisave.

Sport

05/06/2018 18:37

Komisioni Disiplinor ka publikuar vendimet për ndeshjet e xhiros së fundit të elitës.

Ndër to bie në sy dënimi i Prishtinës me një ndeshje pa tifozë shkaku i ofendimit të presidentit të FFK-së, Fadil Vokrrit.

Komisioni e ka arsyetuar dënimin me një ndeshje, me anë të nenit 51 të rregullores disiplinore, por që realisht nuk nënvizohet, se duhet të dënohet fusha, nëse ofendohet ndokush.

KF “PRISHTINA“ nga Prishtina në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XXXIII-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PRISHTINA – DRITA 0:0 e zhvilluar me datë 20.05.2018 në stadiumin “ Shahin Haxhiislami“ në Pejë ( sipas raporteve zyrtare dhe atyre shtesë të kërkuara nga ana e komisionit pati; fyerje, sharje dhe ofendime, drejtuar organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës, veçanarisht drejtuar presidentit të saj, z. Fadil Vokrri )

DENOHET

Me zhvillimin e 1 (një) loje në fushën e vet pa praninë e shikuesve në bazë të Rregullores Disiplinore neni 51.

Por çfarë thotë neni 51 i Rregullores Disiplinore?

“Klubi organizator i ndeshjes në terenin e të cilit para ndeshjes, gjatë dhe pas ndeshjes, lidhur me ndeshjen ndodhin trazira dhe nëse vërtetohet se nuk ka ndërmarrë masa të mjaftueshme, si dhe klubi mysafir simpatizuesit e të cilit shkaktojnë apo marrin pjesë në trazira, do të dënohet në rast më të lehtë:

– në rast të hedhjes së gjësendeve të forta pa pasoja, në teren-dënimi me të holla,

– ne rast te hedhjes se gjësendeve dhe përleshjes se publikut ne mes vete, hyrjes në fushë, te publikut, prishjes se perimetrit te sigurise (pa pasoja ne zyrtarë dhe pjesëmarrësve ne loje), denim me te holla, denim te fushes,

– në rast të tentimit të sulmit të publikut ndaj personave zyrtar apo futbollistëve të të dy ekipeve- dënimi me zhvillimin e 2 (dy) deri në 4 (kater) ndeshje në fushën e vetë pa praninë e shiquesëve, denim me te holla

– Nëse sulmohen personat zyrtarë dhe futbollistët e të dy ekipeve nga ana e publikut vendas por me përmasa më të vogla (shtyerje, tërheqje me dorë) atëherë klubi mund të dënohet një (2) deri kater (4) ndeshje jashtë fushës së vet,

– Në raste të rënda (goditje shqelmime me duar dhe këmbë apo me gjësende të forta) dhe kur ka lëndime fizike- dënimi prej katër (4) deri në (8) ndeshje mos zhvillimi në fushën e vet,

– Në raste jashtëzakonisht të rënda, kur pasojat e trazirave janë posaçërisht të rënda, me largim nga rangu përkatës i garave, në rang më të ulët.

Sulmi fizik i shikuesve të të dy palëve ndaj pjesëmarrësve të lojës-lojtarëve, lojtarëve rezervë, apo personave profesional teknik dhe zyrtarë (vëzhgues e gjyqtarë), dhe trazirat e shkaktuara të shikueseve në dhe rreth stadiumit, para, gjatë, apo pas ndeshjes, konsiderohen kundërvajtje e rëndë në pajtim me alinen 1 të këtij neni.