ZYRTARE: Feronikeli shkarkon Starovën, emëron Ramadanin

Sulejman Starova nuk është më trajner i Feronikelit.

Sport

03/09/2018 16:37

Skuadra nga Drenasi përmes një komunikate të lëshuar për media, ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin nga Shqipëria.

Vendin e Starovas do ta zë trajneri Zekirija Ramadani.

“Klubi njofton që ka arritur marrëveshje me trajnerin e mëparshëm të Feronikelit, Zekirija Ramadani, i cili do ta udhëheqë klubin në luftën për titull.

Marrëveshja me Ramadanin është arritur dhe ai do ta fillojë drejtimin e klubit brenda pak ditësh.

Me këtë marrëveshje klubi synon që t’i rikthejë ditët e arta, meqë Zekirija Ramadani i njeh lojtarët, pritjet dhe nivelin e përgatitjes së skuadrës sonë dhe e di që synimi kryesor i klubit është marrja e titullit të kampionit.

Ne i dëshirojmë suksese trajnerit tonë të ri dhe mbesim me shpresë që i njëjti do t’i mbështesë dhe do e nxjerrë më të mirën nga lojtarët tanë”, thuhet në komunikatën e Feronikelit./Lajmi.net/