ZYRTARE: Feronikeli prezanton 3 super-transferime

Kur ka kaluar vetëm pak kohë nga mbyllja e kampionatit, skuadra e Feronikelit nga Drenasi, që drejtohet nga trajneri Sulejman Starova ka prezantuar tri goditjet për sezonin e ri.

Sport

30/05/2018 19:05

Në fazën e sulmit, Feronikeli ka arritur marrëveshjen me Mevlan Zeken e Lirisë.

Drejtuesit gjithashtu janë përkujdesur edhe për rinovimin e kontratave të futbollistëve kryesorë, duke blinduar mbrojtësit Thaçi, Doshlaku dhe Prekazi.

Ndërsa në mesfushë ka rinovuar Bardhi e Hoti. Ekipi nga Drenasi ka përforcuar mbrojtjen me dy lojtarët, Përparim Islamit dhe Lapidar Lladrovcit.

Kujtojmë që ky i fundit, para dy sezonesh ishte pjesë e Kukësit në Kategorinë Superiore.

Fotografia e KF FeronikeliFotografia e KF Feronikeli