ZYRTARE: Feronikeli largon 5 futbollistët e njohur

Bëhet fjalë për Behar Maliqin, Albert Dabiqajn, Mark Milicajn, Granit Arifajn e Qemail Elshanin.

Sport

31/05/2018 18:17

Feronikeli ka bërë ndryshime të mëdha në skuadër para fillimit të sezonit të ri.

Klubi nga Drenasi nuk iu ka vazhduar kontratat pesë futbollistëve të njohur.

Bëhet fjalë për Behar Maliqin, Albert Dabiqajn, Mark Milicajn, Granit Arifajn e Qemail Elshanin.

mark milicaj

Pesë lojtarët po shohin alternativa të reja për edicionin e ri.

Arbër Prekazi, Mendurim Hoti, Lulzim Doshlaku, Astrit Thaçi dhe Argjend Bardhi, janë futbollistët të cilëve Feronikeli ua ka renovuar kontratat.

Ndërkaq, pjesë e Feronikelit vazhdojnë të jenë edhe lojtarët të cilët kanë akoma kontratë me klubin, e këtu bëjnë pjesë: Yll Hoxha, Albutrint Morina, Berat Ahmeti, Florian Smakiqi, Diar Prokshi dhe Gentrit Hasi. /Lajmi.net/

feronikeli