Zyrtare: Feronikeli bën përforcimin e vitit (FOTO)

Feronikeli ka bërë transferimin e radhës në afatin kalimtar.

Sport

22/12/2016 23:34

Kampioni i Kosovës ka arritur marrëveshje me ish-futbollistin e Kukësit, Flamurtarit të Vlorës dhe Vllaznisë, Yll Hoxha.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Feronikelit në Facebook, përcjellë “lajmi.net”.

Hoxha në të kaluarën ka luajtur edhe për Prishtinën dhe Hysin në Kosovë.

Ai ka nënshkruar kontratë një-vjeçare me Feronikelin.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.