ZYRTARE: Fekir – Liverpool, befasi nga Lyon

Olympique Lyon ka reaguar pas, sipas tyre "lajmeve të rreme" nga mediat angleze.

Sport

08/06/2018 11:04

Olympique Lyon ka mohuar marrëveshjen me Liverpoolin për shitjen e Nabil Fekir.

Në një komunikatë për media, klubi francez ka reaguar pas, sipas tyre “lajmeve të rreme” nga mediat angleze.

“Informatat për transferimin e Nabil Fekir janë gënjeshtra. Olympique Lyon kategorikisht i mohon këto informata nga mediat për transferimin e Nabil Fekir te klubi i Liverpoolit”, shkruan klubi francez.

“Në këto ditë transferimi, ku thashethemet janë shpesh të pranishme, Lyon dëshiron të rikujtojë se duhet të bazohen vetëm në informatat që do të dalin nga ana e klubit”.