Zyrtare: FC Besa vazhdon partneritetin me kompaninë e famshme “Puma”

Për herë të tretë Klubi i Futsalit Besa ka arritur që të nënshkruaj marrëveshje sponsorizimi me kompaninë e famshme sportive “PUMA” e vlefshme për kampionatin 2018/19 ku klubin e qytetit të Pejës “FC Besa” do ta gjejë me rekuizitat të brendit botëror sportiv.

Sport

31/05/2018 13:20

“Kjo arritje e madhe për klubin tonë dhe të vetmin në Republikën e Kosovës në të gjitha sportet kolektive është fal respektit të jashtëzakonshëm të pronarit të kompanisë “CDC Teamsport” në Mannhaim të Gjermanisë Giani Rindone i cili është edhe përfaqësuesi kryesor i PUMAS për Gjermani e që i njëjti duke e respektu punën profesionale të klubit dhe imazhin e jashtëzakonshëm në aspektin pozitiv ka vendosë që të na mbështes edhe në Kampionit 2018/19”, thuhet në njoftimin e klubit pejan.

Kjo marrëveshje është nënshkruar dje ku kryetari i klubit Adnan Hyseni i cili po qëndron në Gjermani për shkak të një vizite mjekësore e që ka shfrytëzuar rastin ta vizitojë edhe Giani Rindone për ta falënderuar për mbështetjen e bërë për klubin deri më tani ku edhe i ka dhuruar një mirënjohje dhe një rekuizitë të klubit Besa.