ZYRTARE: Eros Grezda prezantohet nga Rangers

Eros Grezda është futbollist i ri i Rangers.

Sport

31/08/2018 15:51

Eros Grezda ka kompletuar transferimin në Rangers.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare është prezantuar si përforcim i ri i ekipit të menaxherit, Steven Gerrard.

Gerrard beson se Grezda do të jetë hit në mesin e përkrahësve të Rangers, përcjell “lajmi.net”.

“Ai është lojtar i shkëlqyer dhe adhuruesit do ta dashurojnë. Ai është shumë i shpejtë, shumë i drejtpërdrejt dhe vjen me përvojë ndërkombëtare”, shtoi ai. /Lajmi.net/