ZYRTARE: Enis Zabërgja bëhet me skuadër të re (FOTO)

Enis Zabërgja është bërë me skuadër të re. Sulmuesi vushtrrias ka konfirmuar marrëveshjen me Drenicën.

Sport

07/07/2017 21:41

Zabërgja, që ka luajtur në skuadra të shumta në Superligë, së fundi ishte pjesë e Trepçës.

“Dua të ju informoj se që nga sot kam arritur marrëveshje me Klubin e Futbollit KF Drenica. Është kënaqësi dhe nder për mua të luaj për këtë klub dhe ta veshi fanellen kuq e zi. Falënderoj trajnerin Bekim Shotani dhe kryesinë e Drenicës për besimin ndaj meje”, ka shkruar Zabërgja në Facebook.