ZYRTARE: Emre Can prezantohet te Juventusi, tregon pse zgjodhi klubin bardhezi

"Projekti i klubit është i madh, andaj e pranova ofertën. Jam shumë i lumtur".

Sport

09/07/2018 15:03

Emre Can është prezantuar si futbollist i Juventusit.

Ai u shpreh shumë i lumtur me kalimin te klubi torinez, përcjellë “Lajmi.net”.

“Kam pasur shumë oferta, por ajo e Juventusit më bindi më shumë”, deklaroi Can.

“Projekti i klubit është i madh, andaj e pranova ofertën. Jam shumë i lumtur”.

“Skuadra më ka pritur për mrekulli, shokët e ekipit më pyetën si po ndihem dhe si i kalova pushimet”.

Ai premtoi më të mirën nën fanellën bardhezi. /Lajmi.net/