ZYRTARE: Emery, trajner i ri i Arsenalit

Arsenal ka konfirmuar angazhimin e ish trajnerit të Paris Saint-Germain, nëpërmjet një komunikate të publikuar në uebfaqen zyrtare.

Sport

23/05/2018 10:44

Unai Emery është trajner i ri i Arsenalit.

Klubi londinez ka konfirmuar angazhimin e ish trajnerit të Paris Saint-Germain, nëpërmjet një komunikate të publikuar në uebfaqen zyrtare.

Emery, 46 vjeç kaloi dy sezone në PSG, kurse ishte për tri të tjera trajner i Sevillas, përcjell “lajmi.net”.

Ai ka arritur marrëveshje me Arsenalin si pasardhës i Arsene Wengerit. /Lajmi.net/