ZYRTARE: Edhe një dorëheqje e madhe nga Sigal Prishtina (FOTO)

Sigal Prishtina ka mbetur pa një zyrtarë të lartë në klub. Luan Maloku është larguar nga posti i menaxherit të përgjithshëm në klub.

Sport

22/10/2016 16:09

Luan Maloku nuk është më menaxher i përgjithshëm i Sigal Prishtinës.

Ai ka njoftuar se është larguar nga detyra, duke përmendur sukseset dhe arsyet e ndarjes nga klubi bardh e kaltërt, përcjell “Lajmi.net”.

Dorëheqja e tij vjen pas asaj të trajnerit Petar Mijovic dhe largimit të disa përforcimeve që nuk bindën klubin se e meritojnë të mbeten në ekip.

Postimi i Luan Malokut në Facebook:

Për arsye personale dhe familjare nga sot zyrtarisht nuk do të jem më pjesë e klubit tim të zemrës, KB Prishtina. Faleminderit për bashkëpunim të gjithëve për këto tre vite e gjysmë, nuk harrohen ditët e dëshpërimit, hidhërimit dhe gëzimit gjatë viteve të punës time, ku mbi te gjitha do të kisha cekur disa:

1.Salla ku luhen ndeshjet ka qenë ndryshe dhe me idenë time kemi bërë që lojtarët të dalin në anën e publikut dhe pjesa vip të zhvendoset në anën tjetër ku lart saj kemi vendosur panot reklamuese dhe brendimin e korridorit.

2.Në vitin e parë në Ballkan League isha si pjesë e ekipit organizativ të Final Four, ku dhe u shpërblyem me çmimin për organizimin më të mirë të Ligës Ballkanike.

  1. Një vit pas isha menaxher i marketingut ku më pas ishte një atmosferë jo e mirë në ekip dhe klubi me tha te shkoj si menaxher i ekipes, ku atë vit fituam për herën e parë, një trofe ndërkombëtar, Ligën Ballkanike dhe titullin e Superligës.

4 Vitin e kaluar isha organizator i ndeshjeve ku për herën e parë morrëm pjesë në Fiba Europecup

  1. Këtë vit isha Drejtor Gjeneral ku gjatë dy muajve arrita ta rregulloj punen me FIBA-në për ndalesën që e kishim ne BAT, organizimin për herën e parë të tryezës me titullin Infrastruktura sportive në Prishtinë, ardhjen e lojtarëve vendorë, rregullimin e zyreve, dhe disa obligime tjera të klubit.

Kurrë nuk janë boll ose lodhje të punosh për klubin, po çdo herë duhet energji e re. Sikur një thënje: Arma më e fortë është vullneti i fillestarit.

Mbi PRISHTINËN vetëm qielli!!! Gjithmonë pas teje…..

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.