Zyrtare: Dy super-transferime nga klubi i madh kosovar (FOTO)

Vëllaznimi po rikthehet. Klubi gjakovar ka bërë dy përforcime të mëdha, në objektivin për t'ia kthyer lavdinë fanellës kuqezi.

Sport

17/01/2017 15:53

Klubi ka konfirmuar përmes faqes zyrtare marrëveshjet me dy hendbollistët e Përfaqësueses së Kosovës, Korab Sylën dhe Vlerson Zherkën.

Dyshja nga Ferizaj do të mbrojë ngjyrat e ekipit deri në fund të këtij sezoni.

Faqja zyrtare shkruan që përmes këtyre dy ardhjeve synohet ngritja e nivelit të lojës dhe rikthimi i publikut të zjarrtë në palestrën “Shani Nushi”.

YouTube player
YouTube player

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6