Zyrtare: Durant mungon në Botëror

Ylli i madh, Kevin Durant ka bërë të ditur se është tërhequr nga skuadra e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kampionatin botëror në basketboll.

Sport

08/08/2014 11:20

Ylli i Oklahoma City Thunder, Kevin Durant nuk do të luajë për ekipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kampionatin botëror në Spanjë, për shkak të lodhjes mendore dhe fizike.

Durant ishte pritur të jetë një prej yjeve më të mëdhenj në ekip, por ai ka njoftuar se nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë ekipit në garën e rëndësishme që do të fillojë më 30 gusht.

“Ishte një vendim shumë i vështirë sepse ndjej krenari të madhe kur përfaqësoj shtetin tim”, deklaroi Durant nëpërmjet një komunikate.

“E di se i kam borxh bashkëlojtarëve të mi në ekipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por, pas punës në kampin stërvitor, e kam kuptuar se nuk mund t’i realizoj përgjegjësitë e mija për ekipin nga këndvështrimi i energjisë. Më duhet të bëj një hap prapa dhe të pushoj pak, në aspektin mendor dhe atë fizik, dhe të përgatitem për sezonin e ri në NBA. Por, do të jem i gatshëm për obligimet e tjera me ekipin e SHBA-së”, u shpreh ai.