ZYRTARE: Drogba merr vendimin më të dhimbshëm

"Viti i ardhshëm do të jetë i fundit për mua si futbollist".

Sport

15/11/2017 18:46

Ylli i Phoenix Rising, Didier Drogba ka konfirmuar pensionimin.

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë do të zhvillojë ndeshjen e fundit në vitin e ardhshëm, përcjellë “Lajmi.net”.

“Viti i ardhshëm do të jetë i fundit për mua si futbollist”, deklaroi Drogba.

“Futbolli është i bukur, por mosha më kufizon. Vjen një moment kur duhet t’i japësh fund”, shtoi ai. /Lajmi.net/