ZYRTARE: Drita prezanton trajnerin e ri

Drita ka zyrtarizuar ardhjen e trajnerit Shpëtim Duro në krye të skuadrës.

Sport

17/09/2018 16:29

Përmes një postimi në faqen zyrtare, bardhekaltrit kanë uruar sukses teknikut nga Shqipëria në krye të skuadrës.

“Mirë se vini profesor! Nga sot ne krye të shtabit teknik në skuadrën tonë do të jetë trajeri i mirënjohur Shpëtim Duro.

Duro është trajner i dëshmuar dhe shpresojmë që së bashku do të arrijmë objektivat që kemi. Na priftë e mbara “, thuhet në njoftimin e Dritës.

Skuadra momentalisht është në vendin e parafundit në tabelë me vetëm 3 pikë . /Lajmi.net/