Zyrtare: Doumbia kthehet te CSKA

Seydou Doumbia edhe zyrtarisht ka kompletuar rikhimin e tij te skuadra ruse, CSKA Moscow.

Sport

11/08/2015 09:57

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë kaloi vetëm shtatë muaj te skuadra e Romës e cila vendosi për largimin e lojtarit.

Gjallorosët kompletuan transferimin e Mohamed Salah dhe së shpejti edhe atë të Edin Dzeko dhe nuk ka vend për Doumbian.

Doumbia do të jetë i huazuar te CSKA deri në janar të 2016, por huazimi mund të zgjatet deri në fund të edicionit. Ai do ta mbaj numrin 88 në fanelë.