Zyrtare: Dortmundi nënshkruan me mesfushorin e njohur (FOTO)

Nuri Sahin ka vazhduar kontratën me Borussia Dortmundin.

Sport

25/04/2017 15:25

Ish-futbollisti i Real Madridit dhe Liverpoolit, ka rinovuar deri më 2019.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Dortmundit, me turkun që është i shprehur me kontratën e re.

“Të gjithë e dinë që unë jam i lumtur në Dortmund, në qytet, në stadium dhe sigurisht me tifozët”, deklaroi Sahin, përcjellë “Lajmi.net”.

Kujtojmë që ai u largua nga Dortmundi më 2011 drejt Real Madridit për 10 milionë euro, ku dështoi për të siguruar një vend në ekipin e parë.

Pastaj në edicionin 2012/13 luajti gjysmë sezoni te Liverpoli, për t’u kthyer më pas te Dortmundi sërish më 2014. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy