ZYRTARE: Dortmund prezanton zëvendësuesin e Dembele (FOTO)

Borussia Dortmund ka intervenuar në treg për të gjetur zëvendësuesin e Ousmane Dembele.

Sport

28/08/2017 16:49

Skuadra gjermane që është fituese e Kupës, ka zyrtarizuar transferimin e Andrey Yarmolenko nga Dynamo Kiev.

Sulmuesi ukrainas është prezantuar si lojtar i Dortmundit, me të cilët ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2021.

Yarmolenko, ka qenë pjesë e Dynamo Kiev që nga viti 2008, dhe në 228 paraqitje ka shënuar 99 gola.

Ai pritet të jetë pjesë e reprezentacionit të Ukrainës, në ndeshjen kualifikuese ndaj Kosovës në muajin tetor./Lajmi.net/