Zyrtare: Diaby transferohet te Marseille

Ish mesfushori i Arsenalit, Abou Diaby është lojtari më i ri i gjigantit francez, Marsielle, ka konfirmuar klubi francez.

Sport

28/07/2015 23:08

Abou Diaby më në fund ka vendosur që të ndërrojë skuadrën e Arsenalit, për t’u transferuar te Marseille.

Diaby është transferuar tek Marsielle si transfer i lirë pasi kontrata me klubin e Arsenalit i kishte përfunduar më parë, për shkak të lëndimeve të mëdha që kishte në këto nëntë vite të tij tek Arsenali, shkruan indeksonline.

Ai gjithashtu ishte kërkuar nga West Bromi, por ai kishte refuzuar këtë ofertë duke arritur të transferohet tek Marsielle.