Zyrtare: Destro i Milanit

Mattia Destro është përforcimi i ri i Milanit. Sulmuesi ka pranuar ofertën e Rossonerëve për transferim në San Siro, nga Roma.

Sport

29/01/2015 12:12

Milan ka realizuar një përforcim të ri. Mattia Destro është futbollist i ri i Rossonerëve.

Destro është larguar nga Roma duke iu bashkuar Milanit në formë huazimi për 700 mijë euro me të drejtë të blerjes në fund të këtij sezoni për 12 milionë euro.

“Mattia Destro ka thënë po”, thuhet në njoftimin e publikuar nga televizioni zyrtar i Milanit, “Milan Channel”.

Andaj, tani kanë mbetur të kalohen testet mjekësore dhe të nënshkruhet kontrata, por mund të thuhet se: Destro është i Milanit.