ZYRTARE: Dështon transferimi i Fekir te Liverpool

Nabil Fekir do të mbetet te Lyon.

Sport

09/06/2018 20:27

Skuadra franceze përmes një komunikate ka njoftuar se bisedimet me Liverpoolin për sulmuesin Nebil Fekir janë ndërprerë sonte në orën 20:00.

Liverpool ka qenë i interesuar për shërbimet e 24 vjeçarit francez, ndërsa dy ditë më parë u raportua edhe për arritjen e një marrëveshje.

Por, Lyon njofton se bisedimet me Liverpool kanë dështuar, duke u ndjerë të lumtur që Fekirin do ta kenë në skuadër edhe sezonin tjetër, ku luajnë edhe në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/