ZYRTARE: Dënohet Bonucci, humb edhe derbin e madh

Lajm aspak i mirë për Milanin.

Sport

23/10/2017 17:54

Komisioni Disiplinor i Serie A, ka dënuar me dy ndeshje mos lojë mbrojtësin Leonardo Bonucci.

Bonucci u ndëshkua me karton të kuq në barazimin 0-0 ndaj Genoas në ‘San Siro’, dhe reagimi i tij ka shtyrë Komisionin Disiplinor ta ndëshkojë me dy ndeshje.

Kjo do të bëjë që Bonucci të humbas ndeshjen me Chievon dhe atë kundër ish skuadrës së tij, Juventus./Lajmi.net/