Zyrtare: Dënime të rënda për Partizanin dhe Skënderbeun, pas përleshjes së tifozëve

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka dhënë sot vendimet e shumëpritura për ndeshjen Partizani-Skënderbeu.

Sport

03/11/2016 19:01

Ashtu siç parashikohej, të dy klubet janë dënuar rëndë për sjelljen e tifozëve të tyre, të cilët do të qëndrojnë jashtë impianteve përkatësisht për 4 dhe 3 ndeshje.

Partizani duhet të luajë pa tifozë si pritës ndeshjen e Kupës ndaj Besëlidhjes si dhe takimet kundër Teutës, Kukësit dhe Laçit për kampionat.

Ndërsa Skënderbeu do të luajë pa spektatorë sfidat kundër Korabit, Vllaznisë dhe Tiranës në kampionat, meqë për ndeshjen e Kupës me Apoloninë ka një vendim të mëparshëm që i ndalon hyrjen tifozëve në stadiumin e qytetit të Korçës.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.