ZYRTARE: Dënim i ashpër për Sergi Roberton

Sergi Roberto humb ndeshjet e mbetura të Barcelonës.

Sport

09/05/2018 14:56

Nuk bëhet fjalë për ndonjë dëmtim, por për veprimin antisportiv të futbollistin “blaugrana” ndaj Marcelos në “El Clasico” me Realin e Madridit.

Komisioni i Disiplinës Sportive në Spanjë ka vendosur ta pezullojë futbollistin 4 ndeshje për agresion të kundërshtarit në lojën pa top.

Në fakt, ky është dënimi minimal i parashikuar nga rregullorja, referuar nenit përkatës. Sergi Roberto është gjobitur gjithashtu 3005 euro, ndërsa klubi i 1400 euro, shkruan “SS”.

Anësori i Barcelonës nuk do të jetë në dispozicion të Valverdes në tri sfidat e fundit të La Ligas me Villarrealin, Levanten dhe Real Sociedadin, por edhe takimin e parë të finales së Superkupës së Spanjës me Sevillan, për sezonin e ardhshëm.