ZYRTARE: De Biasi bëhet me skuadër (FOTO)

Gianni de Biasi edhe zyrtarisht është trajner i Deportivo Alaves.

Sport

22/09/2017 21:38

Ish trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi, karrierën do ta vazhdojë në Spanjë.

64 vjeçari italian ka arritur marrëveshje me Alavesin, skuadër që në pesë xhirot e para nuk ka arritur asnjë pikë në La Liga.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Alavesit.

Në prezantimin e De Biasit, skuadra spanjolle cek po ashtu edhe suksesin e tij me Shqipërinë, arritjen në Euro 2016./Lajmi.net/