ZYRTARE: Coquelin, Giroud dhe Koscielny vazhdojnë në Arsenal

Arsenal ka konfirmuar lajmin e madh.

Sport

12/01/2017 14:08

Francis Coquelin, Olivier Giroud dhe Laurent Koscielny kanë vazhduar kontratat me Arsenalin.

Klubi londinez ka njoftuar se ka nënshkruar kontrata të reja me lojtarët e lartpërmendur, por nuk ka treguar kohëzgjatjen e tyre.

“Ne jemi shumë të kënaqur që tre anëtarë të rëndësishëm të ekipit tonë kanë nënshkruar për ne kontrata  afatgjate”, ka deklaruar menaxheri i Arsenalit, Arsen Wenger.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6