ZYRTARE: Conte publikon listën për Evropian, mungojnë disa yje (FOTO)

Përzgjedhësi i Italisë, Antonio Conte, e ka publikuar listën fillestare të futbollistëve të ftuar për Kampionatin Evropian “Franca 2016”.

Sport

23/05/2016 16:05

Mario Balotelli, Andrea Pirlo dhe Sebastian Giovinco, janë disa prej emrave të cilët Antonio Conte nuk i ka ftuar në Evropian.

Në listën preliminare të trajnerit italian bëjnë pjesë 30 lojtarë, prej të cilëve 23 do të shkojnë në “Euro”, përcjell Lajmi.net.