Zyrtare: Cleverly huazohet te Aston Villa

Aston Villa ka arritur marrëveshje për huazimin e mesfushorit të Manchester United, Tom Cleverly.

Sport

02/09/2014 18:25

Marrëveshja për huazimin një vjeçar të Cleverlyt te Aston Villa është arritur para se afati kalimtar veror të përfudojë në orët e vona të ditës së hënë, mirëpo ai nuk është publikuar për media deri në këto momente.

Mesfushori ka bërë plotë 79 paraqitje për skuadrën e Manchester United, duke shënuar pesë gola.

Lojtari më herët është huazuar gjithashtu dhe në skuadra tjera si Leicester City, Watford dhe Wigan Athletic.