ZYRTARE: City largon edhe Sagnan

Edhe Bacary Sagna largohet nga Manchester City.

Sport

25/05/2017 20:11

Pas largimit të portierit Caballero, Jesus Navasit dhe Gael Clichy, Manchester City ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin edhe me mbrojtësin e krahut të djathtë, Bacery Sagna.

Njoftimi është bërë në faqen zyrtare të klubit nga Mançesteri, përcjell lajmi.net.

Sagna që Cityt iu bashkua në korrik të vitit 2014 nga Arsenal, ka deklaruar se ka qenë privilegj të veshë fanellën e skuadrës nga ‘Etihad Stadium’.

“Ka qenë privilegj të luaj për këtë klub”, ka deklaruar Sagna.

“Kam shijuar çdo moment të karrierës time te City, dëshirojë të falënderojë stafin, lojtarët dhe tifozët”./Lajmi.net/