ZYRTARE: Chiellini dhe Barzagli vazhdojnë kontratat me Juventusin

Juventus ka njoftuar se ka vazhduar kontratën me dy mbrojtësit Giogio Chiellini dhe Andrea Barzagli.

Sport

29/06/2018 16:23

Dy legjendat e futbollit italian do të mbesin te Juventusi, së paku edhe për sezonin tjetër.

Giorigo Chiellini ka nënshkruar kontratë me Juventusin që e mban në ‘Allianz Arena’ deri në vitin 2020, ndërsa Andrea Barzagli deri në vitin 2019.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Juventusit, në të cilën skuadra kampione e Serie A shprehet e lumtur për marrëveshjet e arritura./Lajmi.net/