Zyrtare: Chiasso shkarkon Zambrottan

Ish mbrojtësi i mirënjohur italian, Gianluca Zambrotta është shkarkuar nga posti i trajnerit të skuadrës zvicerane, Chiasso.

Sport

06/04/2015 22:24

Fituesi i Kampionatit botëror 2006 me Italinë, Gianluca Zambrotta është shkarkuar nga posti i trajnerit të skuadrës zvicerane, Chiasso.

Ish mbrojtësi ishte emëruar në detyrë në fillim të nëntorit të vitit 2013.

Mirëpo, kryesia e klubit e largoi atë pas dy humbjeve të fundit ndaj Bienne dhe Le Mont.

Sipas të përditshmes sportive italiane “Gazzetta dello Sport”, një tjetër figurë e njohur e futbollit italian, Fabio Galante është promovuar nga posti i drejtorit sportiv në atë të drejtorit të përgjithshëm.