ZYRTARE: Chelsea transferon Remyn

Chelsea e ka bërë goditjen e radhës. Blues i kanë siguruar shërbimet e sulmuesit francez, Loic Remy, i cili do ta zëvendësojë Fernando Torresin e larguar.

Sport

31/08/2014 18:53

Loic Remy e ka gjetur ekipin e ri. Sulmuesi francez është bërë pjesë e Chelseat, duke hequr dorë kështu përfundimisht nga Queens Park Rangers.

Përfaqësuesi francez konsiderohej si zëvendësuesi ideal i Fernando Torresit nga ana e Blues, kështu që tash Jose Mourinho do ta ketë atë në dispozicion.

Për Remy, interesim kishte shfaqur edhe Arsenali, i cili e donte atë si zëvendësues të të lënduarit Olivier Giroud, por në fund ekipi nga Stamrord Bridge u tregua më i shkathtë.

Më herët gjatë kësaj vere, Remy ishte pranë transferimit në Liverpool, por nuk i kishte kaluar vizitat mjekësore.