ZYRTARE: Cesare Prandelli trajner i Al Nasr

Cesare Prandelli zejen e trajnerit do ta bëjë edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sport

25/05/2017 20:33

Trajneri italian ka arritur marrëveshje me ekipin Al Nasr.

Prandelli që ka drejtuar skuadra të njohura si Valencia, Fiorentina e Parma, te Al Nasr do të prezantohet që ditën e nesërme.

Kujtojmë se Prandelli ka drejtuar edhe Kombëtaren e Italisë./Lajmi.net/