ZYRTARE: Cerci në Atletico Madrid

Alessio Cerci është përforcimi më i ri i Atletico Madridit. Sulmuesi spanjoll do të nënshkruajë nesër kontratë trevjeçare me kampionin e La Ligas, të cilit i kushtoi 16 milionë euro sulmuesi i Torinos.

Sport

01/09/2014 00:32

Atletico Madrid ka arritur marrëveshje me Torinon për transferimin e sulmuesit italian, Alessio Cerci.

27 vjeçari do të nënshkruajë kontratë trevjeçare me ekipin nga Vicente Calderon, pasi t’i kalojë vizitat mjekësore.

Cerci ka shkëlqyer me ekipin torinez sezonin e kaluar, duke realizuar 13 gola në 37 paraqitje, ndërsa e ndihmoi ekipin të përfundonte në pozitën e shtatë, ndërsa flitet se ai i kushtoi kampionit spanjoll 16 milionë euro.

Jose Luis Perez Caminero, drejtori sportiv i Atleticos, ka thënë për uebfaqen zyrtare të klubit se ndihet mjaft i lumtur që ky transferim u konkretizua.

“Ishte një objektiv i qartë yni për ta përforcuar skuadrën tonë për këtë sezon. ai do të na sjell shpejtësi dhe gola”, deklaroi zyrtari i lartë i klubit spanjoll.