Zyrtare: Cech qëndron

Portieri legjendar ka konfirmuar se do të qëndrojë në Chelsea. Ai duket i gatshëm që të luftojë për një pozitë në formacionin bazë të klubit londinez.

Sport

02/09/2014 01:14

Pasi u përfol shumë se do të largohet për shkak të konkurrencës së madhe që ka hasur nga belgu Thibaut Courtois, Petr Cech ka konfirmuar edhe njëherë besnikërinë ndaj klubit londinez.

Opsionet e tij ishin jo të pakta, e megjithatë ai vendosi të qëndrojë e të luftojë për një vend në formacionin e Chelseas.

“Blu është ngjyra.. Nuk ka ndryshuar. Një natë të mirë për të gjithë”, ka shkruar Cech në Twitter.