ZYRTARE: Cazorla befason tifozët me klubin e ri

Santi Cazorla është rikthyer në futbollin spanjoll.

Sport

05/06/2018 14:20

Santi Cazorla rikthehet në shtëpi. Pas 7 vitesh mesfushori me tipare sulmuese do të jetë sërish pjesë e Villarealit në La Liga, klubit që e lançoi në futbollin e madh.

Me nëndetsen e verdhë Cazorla ka luajtur nga 2003 deri në 2006 dhe nga 2007 deri në 2011-ën.

Merr fund kalvari i dëmtimeve për ish mesfushorin e kombëtares spanjolle, i cili nuk luan që nga viti 2016-të për shkak të dëmtimit që pësoi në tendinën e Akilit.

Pas 6 sezonesh në moshën 33-vjeçare Cazorla ka lënë Arsenalin për t’u bashkuar sërish me Villarealin.